I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar këtë të enjte me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Ristuccia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se është informuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
“U takova me komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer të reja mbi fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për njohuritë e tij të vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.
I met with the Commander of @NATO_KFOR Major General Ristuccia in Brussels today to exchange updates on our respective areas of responsibility. I am grateful for our close cooperation and his valuable insights into the security situation in the north of Kosovo. pic.twitter.com/gPdRtXirYI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 20, 2023
Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – do të mbahen të dielën, 23 prill.