I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak e ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës.
“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it në Kosovë dhe KFOR-it siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.
I welcome today’s first joint security assessment between Kosovo Police, @EULEXKosovo and @NATO_KFOR as agreed in Bratislava. This is an important step towards full de-escalation of the tensions in the north of Kosovo.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 3, 2023