Lajçak: Nuk duam një “republikë të dytë serbe”, Kosova meriton liberalizimin e vizave

schedule09:44 - 2 Shkurt, 2022

schedule 09:44 - 2 Shkurt, 2022

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,  pas vizitës së tij në Kosovë bashkë me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar ka thënë se vizita e tyre në Kosovë ka qenë mjaft produktive.

Lajçak, tha se Kosova ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve të nënshkruara në dialog, por se sipas tij, janë edhe disa që nuk janë zbatuar, ndër të cilën e përmendi asociacionin.

“Ne e theksojmë se nuk duam një republikë të dytë në Kosovë dhe duhet që të bien dakord për atë që janë dakordësuar në Bruksel dhe gjithashtu duhet të bëjnë shumë më shumë. Asocacioni është një prej tyre. Këshilla imë është se nuk duhet të frikësohen duhet të kenë vetëbesim dhe në këtë proces janë partnerë të barabartë. Nuk ka arsye të frikësohemi nga një proces që po drejtohet njëlloj me Serbinë. Bashkimi Evropian  dëshiron ta bëjë të qartë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se çfarë marrëdhëniesh duan të kenë. Dialogu nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës por me negocimin e marrëveshjes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Escobar: Të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, SHBA mbështet fuqishëm Kosovën

Ndër të tjera i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi është shprehur se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Kosova meriton liberalizimin e vizave.. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve.. Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!