Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajçak në Kosovë, takon presidentin Thaçi dhe përfaqësuesit e partive politike

schedule07:41 - 14 Tetor, 2020

schedule 07:41 - 14 Tetor, 2020

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në ditën e tij të dytë të vizitës së tij me presidentin Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e partive politike.

Lajçak fillimisht do të takohet me presidentin Hashim Thaçi,i cili në kohën kur ishte emëruar Lajçak i deleguar i BE-së për dialogun e kishte cilësuar si “njeriu më jo-kredibil”, për tu marrë me këtë proces.

Ndër të tjera i dërguari BE-së do të takohet më pas me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai po ashtu do të takohet me Peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe.

Gjithashtu para vizitës së tij në Kosovë, Lajçak ka thënë se një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!