Lajçak merr mbështetje nga Sllovakia për punën si Emisar: Është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë

schedule15:07 - 4 Mars, 2022

schedule 15:07 - 4 Mars, 2022

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me bashkëkombasin e tij, kryediplomatin, Ivan Korcok, me të cilin kanë biseduar për çështjen e negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Vetë Korcok e ka vlerësuar si një takim tepër të frytshëm, derisa ka thënë se Sllovakia e mbështet plotësisht Lajçakun në përpjekjen e tij.

Lajcak e ka falënderuar për vëmendjen e Sllovakisë dhe për përkushtimin ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“ Është veçanërisht e rëndësishme tani”, ka shkruar Lajcak.

Sllovakia vazhdon të jetë një nga shtetet e cila nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!