Lajçak: Me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u dakordësuam për zbatimin e marrëveshjes

schedule10:03 - 10 Prill, 2023

schedule 10:03 - 10 Prill, 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se java që po e lëmë pas ka qenë e ngarkuar me takimin i cili u zhvillua në kuadër të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se pala kosovare dhe ajo serbe në kuadër të takimit diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale.

Lajçak theksoi se lidhur me takimin, ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, shkroi ndër të tjera Lajçak në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!