“Veprimet e Kurtit ngecin dialogun”/ Lajçak: Shoqëritë në Kosovë e Serbi nuk janë gati për kompromis

schedule15:26 - 30 Gusht, 2024

schedule 15:26 - 30 Gusht, 2024

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi këtë të premte në një intervistë për Radio Evropa e Lirë se rajoni I Ballkani Perëndimor rrezikohet nga Destabiliteti . Lajçak deklaroi se ky rrezik vjen nga fakti se Kosova dhe Serbia nuk po bashkëpunojnë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre dhe për shkak të veprimeve të njëanshme nga qeveria e Albin Kurtit.

“Nëse do të kishim normalizim të marrëdhënieve, do të kishim stabilitet I cili do ti hapte rrugë bashkëpunimit rajonal. Ky bashkëpunim po ngec dhe nëse vijojmë me veprime të pakoordinuara, me veprime të nxituara, atëherë rrezikojmë që të përballemi me situata armiqësore dhe situata të dhunshme. Nëse vijojmë me këtë përsëritje, do të mbetemi për shumë vite në situata destabilizuese.”

Miroslav Lajçak u shpreh në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë  se Shoqëritë e Serbisë dhe Kosovës nuk janë gati për normalizim të marrëdhënieve, pasi nuk kanë kuptuar ende se normalizim do të thotë kompromis. Lajçak foli edhe mbi akuzat e qeverisë së Albin Kurtit ndaj tij që e kanë quajtur atë të njëanshëm. Emisari I BE u shpreh se nuk po bën asgjë më shumë sesa vetëm po I kërkon Kosovës që të zbatojë atë për të cilën ka rënë dakord.

“Kam mjaftueshëm vite në këtë punë për t’i kuptuar të gjitha këto lojëra. Pikë së pari, sulmet personale nuk janë një mënyrë sjellje europiane.  E dyta ajo çfarë kërkojmë nga Kosova është diçka për të cilin ky vend ka rënë dakord. Bëhet fjalë për kërkesat e Marrëveshjes së Ohrit për të cilat Kosova është zotuar se do ti zbatojë që në vitin 2013 madje edhe me ratifikim në parlament.”

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh se Unioni 27 anëtarësh mendoi të hiqte sanksionet ndaj Prishtinës Zyrtare pas sulmit të Banjskës, por ai sqaroi se për diçka të tillë duhet uniteti I të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian, unitet ky I cili deri më tani nuk është arritur për shkak të veprimeve të njëanshme të qeverisë Kurti.

/abcnews.al/