Lajçak dhe Escobar gati të koordinojnë takimin e radhës Kurti-Vuçiç

schedule22:17 - 28 Shkurt, 2023

schedule 22:17 - 28 Shkurt, 2023

I dërguari i BE- së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe si i ShBA-së, Gabriel Escobar kanë mbajtur takim pas atij të mbrëmshmit në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ata kanë folur për hapat e radhës për takimin e radhës që do të mbahet më 18 mars.

“Pas takimit të djeshëm u ulëm me Ecsobar për t’u koordinuar për hapat nxitues për takimin e radhës”, është shprehur Lajcak.

“U pajtuam mbi rëndësinë e pajtueshmërisë mbi modalitetet e zbatimit dhe nevojën për t’i implementuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese nga dialogu”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!