I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka postuar në llogarinë e tij në Twitter nje foto nga takimi i sotëm në Bruksel.
Në foto ai duket në prani të negociatorëve Skender Hyseni dhe Marko Gjuric.
Në postimin e tij, Lajçak shkruan se me kryenegociatorët ka diskutuar për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore.
“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuric dhe Skender Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Do të vazhdojë,” thuhet në postim.
Ndërsa, koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni u shpreh ditën e sotme se në takim nuk është diskutuar për Asociacionin edhe pse delegacioni serb, sipas tij, ka bërë përpjekje që kjo temë të hapet. /abcnews.al/
Just finished today’s talks with the chief negotiators @markodjuric and Skender Hyseni on mutual financial claims and property. Our discussions confirmed the complexity and sensitivity of the issue. To be continued. pic.twitter.com/h50JfX6AjJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2020