Lahutarja tropojane 12-vjeçare ngre në peshë studion me zërin e saj magjik, simbol i festivalit folklorik

schedule10:56 - 11 Korrik, 2023

schedule 10:56 - 11 Korrik, 2023

Klara Hasuka vetëm 12 vjeç nga Tropoja, së fundmi ka marrë pjesë në festivalin folklorik duke luajtur me lahutën dhe kënduar.

12-vjeçarja tregon se ka pasur pak emocione, por me mbështetjen e publikut ia ka dalë mbanë.

Ajo tregon se lahutën e ka mësuar nga gjyshi, i cili i gdhend lahutat.

Lahutën e kam mësuar enkas për festivalin e Gjirokastrës,” shprehet ajo.

Shikoja në youtobe, shikoja gjyshin  duke e gdhendur më pëlqente se ishte instrument i lashtë dhe doja ta riktheja edhe njëherë”, shton e talentuara.

Klara shprehet se pëlqen shumë instrumente muzikore, por deri më tani ka mësuar vetëm lahutën edhe pak pianon.

Sa i përket çmimeve që ajo ka marrë, 12-vjeçarja rendit disa prej tyre: Në festivalin e 57 të fëmijëve në Shkodër, është vlerësuar me çmimin e dytë, në festivalin “Bletëza 2021” është vlerësuar me çmimin “Teksti më i mirë”, në festivalin “Lura” ka kënduar dhe është vlerësuar me çmimin “Solistja më e mirë”.

12-vjeçarja di po ashtu çdo detaj të lahutës.

“Koka e dhisë, është këtu sepse dhia si kafshë është e lashtë dhe lahuta është mijëvjeçare” tregon Klara./abcnews.al