Lagjja më e vjetër e Elbasanit, “Vullnetari” pa rrugë e ndriçim

schedule15:39 - 23 Janar, 2022

schedule 15:39 - 23 Janar, 2022

Nga Aldo Kozarja

Kjo është Lagjja “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Prej vitesh nuk ka njohur investime edhe pse premtimet kanë qenë të shumta.

Lagjja “Vullnetari” është ndër më të mëdhajat në Elbasan, me rreth 10 mijë banorë. Prej më shumë se 50 vjet nuk është kryer asnjë investim. Rrugët në brendësi të lagjes janë të amortizuara plot gropa. Madje pak kohë më parë një e moshuar që u rrëzua ndërroi jetë.

“Këtu vdiq plaka ra dhe theu shpinën. Ne verë ka ty më dimër baltë të na i rregullojnë.”

Ankesat e banorëve nuk janë dëgjuar nga pushtetarët që s’mbajnë premtimet.

“Votojmë votojmë dhe nuk e rregullojnë vetëm mashtrojnë.”

“Që kur është bërë lagjja jemi ankuar shumë herë. Në mos me asfalt me çimento ta bëjnë.”

“Para 4 a 5 vjetësh shtruan rrugën kryesore ato brenda deri lart jo. këtu është skandaloze gjendja. Duhet sa më shpejt të venë dorë të kthehemi në normalitet.”

Jo vetëm këmbësorët por dhe drejtuesit e mjeteve kanë vështirësi për të qarkulluar. Më vështirë e kanë të lëvizin në mbrëmje pasi në disa nga rrugët mungon ndriçimi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!