Lagjja e ndotur në Librazhd, banorët s’kanë ku të hedhin plehrat

schedule18:40 - 14 Maj, 2022

schedule 18:40 - 14 Maj, 2022

17 familje që jetojnë në lagjen e “Ish Detashmentit” në Librazhd ankohen për mungesën e koshave të mbeturinave. Nuk kanë ku ti hedhin plehrat.

Zgjidhja e vetme është ti lënë në rrugë ose ti hedhin në Lumin Rrapun.

Siç duket dhe nga pamjet rruga dhe bregu i lumit janë tej mbushur me plehra.

“Për momentin i hedhin plehrat këtu. Na i vuri bashkia kazanët premtuam që s’do hedhim më. Më pas I hoqën kazanët dhe nuk e dimë kush i çoi lart. Makinat e plehrave nuk vijnë ti marrin.

Duhet të venë kazanë këtu.”

“Vajta raportova tek bashkia ju thashë na i hoqën kazanët. Ju kërkova ti vinin kazanët këtu. Erdhën nuk bënë asgjë, na thanë çojini ku të doni.”

Banorët prej thonë se prej ndotjes alarmante të afërmit ju janë sëmur.

“Nipin e kam me astëm dhe gruan përditë në spital. U torturuan me ilaçe.”

Në këtë lagje të Librazhdit prej shumë vitesh nuk është investuar. Ujërat e zeza derdhen pranë banesave.

“Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe. Mushkonjat janë të mëdha. Të bëhet një kanal ose të bëhet një gropë skeptike e madhe.”

Nëse Bashkia e Librazhdit nuk vendos kosha mbeturinash dhe të rregullojë kanalizimet banorët rrezikojnë të preken nga sëmundje të rënda infektive./abcnews.al/