Lagjia “Kala” në Elbasan në fokusin e turistëve nga e gjithë bota

schedule15:48 - 20 Korrik, 2019

schedule 15:48 - 20 Korrik, 2019

 

Elbasani është një nga qytetet tipike të turizmit ditor. Interesin më të madh vizitorët që vijnë nga e gjithë bota e kanë për lagjen “Kala” ku ndodhen objekte të rëndësishme historike dhe kulturore. Le të ndjekim reportazhin e përgatitur nga korrespondenti ynë në Elbasan Fatos Salliu dhe operatori Besnik Ademi.

Lagja Kala njihet si qendra historike nga edhe ku lindi Elbasani i sotëm.

Veç shtëpive karakteristike dhe rrugëve me kalldrëm aty janë të vendosura objekte të rëndësishme historike dhe kulturore, si kisha ortodokse, kisha katolike, xhamia mbret.

Të gjitha në afërsi të njëra tjetrës çfarë nënkupton tolerancën fetare që ka ekzistuar në këtë qytet.

Janë këto fakte dhe objekte historike që e bëjnë atë një nga lagjet më të famshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj.

Ndaj lagja Kala në Elbasan është në fokusin e turistëve nga e gjithë bota.

Këtu mund te takosh  turistë nga Gjermania, Austria, Holanda, Italia, Spanja, Polonia, Çekia .

Të gjithë shprehen të impresionuar nga ajo që shohin. Pëlqejnë ndërtimet karakteristike, njerëzit, ushqimet. Kanë kuriozitet për historinë dhe kulturën që pak kanë dëgjuar.

Por ka edhe nga ata që janë pak kritikë si dy turiste holandeze që shprehen se gjithçka është e bukur por problemi qëndron tek plehrat në rrugë, shishet plastike.

Edhe banorët e lagjes Kala ndjehen krenar për origjinën e tyre.

Elbasani është një nga qytetet tipikë të turizmit ditor ose edhe disa ditor. Vitin e kaluar qyteti theu rekord për numrin e vizitorëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!