“Lagja plakë” në Gjirokastër pa investime, me kalldrëme të dëmtuar e pa ndriçim

schedule16:58 - 26 Qershor, 2022

schedule 16:58 - 26 Qershor, 2022

Nga Elidon Berberi

Kalaja Argjiro ka qenë vendbanimi i parë i gjirokastritëve. Kur popullsia u shtua një pjesë e banorëve u larguan dhe u zhvendosën jashtë mureve të kalasë. “Pazari i Vjetër” lagja e parë që është krijuar në qytetin e Gjirokastrës, ngelet një nga zonat më të vizitueshme sidomos nga turistët e huaj.

Por për fat të keq panorama në brendësi të lagjes është zhgënjyese, dhjetëra banesa janë të rrënuara, një pjesë e kalldremëve është dëmtuar dhe mungon ndriçimi. Drejtori i turizmit në Gjirokastër, Blerim Kore thotë se  kjo lagje është përfshirë në guidat turistike dhe punohet që zona të rehabilitohet.

“Jo vetëm Drejtoria e Turizmi dhe Trashëgimisë Kulturore, por dhe strukturat e Bashkisë Gjirokastrës janë angazhuar për ta bërë këtë lagje  të vizitueshme, duke pasur parasysh punimet publike, për rritjen e standardeve, të ndriçimit publik dhe sistemimin e rrjeteve kabllorë. Le të shpresojmë që interesimi i turistëve të ndiqet dhe për investime të ndryshme në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave si nga institucionet publike por dhe nga pronarët aktualë të banesave karakteristike.

Ilir Lluri, specialist i trashëgimisë kulturore në Gjirokastër, njëherësh banor autokton i lagjes së parë të qyteti tregon se një zjarr masiv i disa dekadave më parë ka dëmtuar historinë. Sipas tij pak banesa janë origjinale, që datojnë 3 apo 4 shekuj më parë kanë nevojë për mirëmbajtje.

“Lagja e ka pasur në fillim emrin “Lagja Plakë”, për të bërë diferencën e moshës së saj në krahasim me lagjet e tjera. Sot e ka Lagjia “Pazari i vjetër”. Kemi shtëpi që datojnë 300 – 400 vjetër më parë. Një zjarr i vitit 1953 ka bërë një shkatërrim masiv në pjesën qendrore të lagjes. Fortifikimin e gjejmë dhe në pjesë e sipërme të qytetit dhe ajo një shtëpi gati në degradim total sot. Një shtëpi me dy oborre, që është vështirë ta gjejmë sot. Banesa që imitojnë ekzaktësisht kështjellë.”

Eksperti tregon se vetë banorët kanë bërë ndërhyrje të gabuar nëpër shtëpi dhe simbolikta janë dëmtuar.

“Në aspektin e arkitekturës lagjia ka një vlerë të jashtëzakonshme, pavarësisht braktisjes së banorëve dhe zëvendësimin në formë njollash të çative me beton që është fatale. Le të shpresojmë që këto ta rigjejnë vetën si banesa për ta shpëtuar një nga elementë më të rëndësishmëm të arkitekturës, në kënvështrimin që lagja merr nëse hipën në kështjellë. Janë çatitë e vetme masive që i kemi aq afër ku vizitori mund të shijojë qytetin.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!