Lagja Gurra në Lezhë “përmbytet” nga ujërat e zeza

schedule15:20 - 11 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 11 Qershor, 2021

Prej 8 muajsh jetojnë mes ujërave të zeza.

Banorët e lagjes Gurra në Lezhë janë ankuar, por pushteti vendor nuk ka gjetur zgjidhje.

Thonë se e tërë zona kundërmon. Ndërmarrja e ujësjellësit nuk ka mundur të konstatojë problemin. Banorët thonë se janë kryer pa kriter punimet për ujësjellësin e ri.

“Inxhinierë të bashkisë kanë ardhur për ta parë dhe nuk kanë mundur ta rregullojnë”, tregon një qytetar.

Po ashtu edhe një tjetër qytetare tregon se janë përpjekur ta zhbllokojnë por nuk kanë arritur të zgjidhin gjë. Por faj ka edhe spitali, me ujërat e zeza, dhe era është shumë e rëndë”, thotë ajo.

Në bashkinë e Lezhës thonë se problemi po ndiqet nga ndërmarrja ujësjellës-kanalizime. Duket se zgjidhja nuk është e afërt pasi rrjeti i ujërave të zeza ka shumë ndërhyrje.

Deri atëherë, këta banorë duhet jetojnë nën rrezikun e infeksioneve apo dhe të erës së rëndë./abcnews.al/