Lagarde: Jemi ende të rrezikuar nga COVID-19

schedule08:51 - 22 Janar, 2021

schedule 08:51 - 22 Janar, 2021

Fushata e vaksinimit është një etapë e rëndësishme në luftën kundër pandemisë e COVID-19, sipas deklaratës së presidentes së BQE-së, Christine Lagarde.

“COVID-19 vazhdon të përbëjë rrezik serioz për ekonominë dhe një kontraktim i PBB-së pritet në tremujorin e katërt”, theksoi ajo duke shtuar se rajoni po shkon drejt një recesioni të dyfishtë.

“Pasiguritë mbeten të larta dhe ekonomistët presin gjithnjë e më shumë që prodhimi të ulet sërish këtë tremujor për shkak të rritjes së kufizimeve, të vendosura nga qeveritë për të luftuar kundër rritjes së infektimeve me COVID-19”, nënvizoi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde gjatë konferencës që u zhvillua pas këshillit administrativ./abcnews.al