Polemisti i njohur, Laert Vasili në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për situatën politike në Shqipëri dhe jo vetëm.
Gjatë intervistës në “360 gradë” ku u diskutua dokumentari i RAI3 dhe intervista që kryeministri Edi Rama ka dhënë për televizionin italian RAI3 ku iu përgjigj edhe pyetje lidhur me akuzat për e shumta për lidhjet e pushtetit me krimin.
Laert Vasili u shpreh se a do të arrijnë që njerëzit që kanë dëmtuar vendin të përgjigjen para drejtësisë.
“Evropa na ka dy borxhe të mëdha. Na ka borxhin e Gjergj Kastriotit. Dhe tjetra, gjatë luftës së Dytë Botërore nuk u vra asnjë hebre, është shteti i vetëm në botë, Evropa borxhet na i ka se kur do të na i kthejë nuk e di. Nëse Shqipëria po bëhet faktor ndërkombëtar në gjeopolitik, çfarë ju shqetëson kjo? Tani të mos marrim shembull nga më i miri, por ta shkatërrojmë të mirin… Ju e dini që nuk ka më e majtë e djathtë dhe të tjera. Ka një shtet që “çuditërisht” funksionon drejtësia. Donald Trump u dënua. Por këta në Shqipëri, këta njerëz do të mbajnë ndonjëherë përgjegjësi,?, tha më tej polemisti Vasili.