Laert Haxhiu i kërkuar nga drejtësia shqiptarë për disa ngjarje të rënda kriminale përfshi edhe vrasjen të dy fishtë të Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit në Lushnjë në vitin 2017-të, ka refuzuar takimin me përfaqësues të ambasadës shqiptare ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet ndaj tij në gjykatën e posaçme.
Për këtë avokati mbrojtës, Detar Hysi I kërkoi Gjykatës së posaçme që të njoftonte edh njëhërë Haxhiun, me pretendiumin se ai është i zgjedhur nga familjaret dhe jo nga vetë i dyshuari. Por gjykata e kryesuar nga Erjon Çela vendosi që të mos e pranoj kërkesën e avokatit, duke pranuar gjykimin në mungesë të Haxhiut. Hysi kërkoi të hiqte dorë procesi, por kërkesa u rrefuzua disa herë nga gjykata duke urdhëruar edhe avokatin të mos largohej nga salla.
Nga ana tjetër Prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi që të administrohej nga gjykata edhe vendimi i gjykatës së Apelit të Posaçëm, që përveçse ka dënuar dy bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orges Birbili për vrasjen e Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit, por I ka gjetur fajtor edhe ër vrasjen e mbetur në tentative në dëm të Xhuloi Skurtit. Më herët prokuroria ka kërkuar ekstradimin e Laert Haxhiut që deri më tani është refuzuar nga autoritetet greke dhe procesi tashmë do të vijojë në gjytkatën e apelit të përgjithshëm në athinë.
Por rruget diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë po përdoren edhe në në një tjetër process të mbajtur të enjten në Tiranë në gjyqin ndaj Alfred Belerit. Në seancën e parë ndaj Belerit e pranishme ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë. Cështja Haxhiu mund të krijojë përplasje mes autoritetve shqiptare dhe atyre greke, ku këto të fundit edhe herë të tjera kanë rrefuzuar ekstradime të shtetasve shqiptarë që rezultojnë të pajisur me dokumenta greke edhe pse ata kërkohen nga drejtësia shqiptare për vepra të ndryshme penale./abcnews.al