Laert Haxhiu, përjetë në burg/ Masakra e Lushnjes, Apeli lë në fuqi dënimin e Gjykatës së Posaçme

schedule11:43 - 13 Nëntor, 2024

schedule 11:43 - 13 Nëntor, 2024

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë të pa ndryshuar dënimin me burg për jetë për Laert Haxhiun që akuzohet për vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerve në 2017-tën në Lushnjë. Haxhiu u gjet fajtor nga gjykata si një nga organizatorët dhe autorët e vrasjes së Jurgen Hoxhë e Zamir Latifit, ku mbetën të dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Sipas prokurorisë, objektivi I sulmit ishte nipi I Aldo Bares, Xhulio Shkurti, ndërsa përpalsja mes grupeve rivale kishte për motiv hakmarrjen. Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me herët me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, si bashkëpuntërorë të Haxhiut.

Emri I Laert Hxhiut rezulton I përfshirë edhe në një tjetër dosje të prokurorisë së posaçme në cilësinë e drejtuesit të një grupi kriminal që ka kryer disa ngjarje të rënda kriminale që u zbuluan nga dëshmia e Artan Tafanit.

Sipas hetimeve, anëtarët e këtij grupi janë përgjegjës për 5 vrasje, 4 vendosje tritoli në banesa dhe biznese të ndryshme si dhe 3 vjedhjeve me dhunë të ndodhura gjatë viteve 2021-2023. Sipas spak, grupi i drejtuar nga Haxhiu nisi aktivitetin kriminal në shenjë hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij Klodian Haxhiu, për të cilin dyshonte se u ekzekutua nga njerëzit e Aldo Bares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!