Laert Haxhiu, nga Greqia në burgun 313/ Softa: Lajm i mirë, një ditë të gjithë do të përballen me drejtësinë

schedule10:20 - 4 Korrik, 2024

schedule 10:20 - 4 Korrik, 2024

Laert Haxhiu u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia në burgun 313 në Tiranë. Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha se ai përmes avokatit të tij, kishte bërë kërkesë për të mos u ekstraduar, pasi personat e përfshirë në krime duan t’i shpëtojnë burgjeve shqiptare.

Në një lidhje me Skype për “Ora e Fundit”, eksperti e konsideroi ekstradimin e Haxhiut një lajm të mirë, pasi pavarësisht se mund të ketë pasur vonesa, një ditë të gjithë do të përballen me drejtësinë.

Sakaq, Softa theksoi se një ndihmë e madhe për vendimin e drejtësisë ishte dhe dëshmitë e dhëna nga Artan Tafani, i cili njihet dhe bashkëpunëtori i afërt i Haxhiut.

“Motivi i parë i refuzimit është fakti që nuk duan të përballen me drejtësinë, t’i shpëtojnë drejtësisë shqiptare. Së dyti, është dhe rreziku i tyre, sepse ai në një argumentat me avokatin e tij mbrojtës, përpara ekstradimit nga Greqia, ka kërkuar, por dhe ka thënë më rrezikohet jeta, por dhe janë vënë 1 milionë euro në dispozicion nga grupi i Aldo Bares për ta eleminuar atë. Ky ishte një lajm i dhënë nga avokati i Laert Haxhiut në një nga mediat greke, që ai të mos ekstradohet.

Megjithatë, ekstradimi i tij është një lajm i mirë, për të treguar se pavarësisht nga koha, vonesa, ata një ditë do të përballen me drejtësinë. Ata duhet të përballen për të gjitha krimet që ata dinë dhe për atë që kemi informacion dhe për ata që mund të jenë, nëse ai mund të behet një person që mund të rrëfejë më shumë në dispozicion të drejtësisë shqiptare.

Ky grup që ka drejtuar Laert Haxhiu ka qene një ndër më të mëdhatë. Ai njihet dhe si drejtues i grupit i Lushnjes. Kemi dhe një bashkëpunëtor të afërt të Laert Haxhiut, i cili arriti të flasë dhe bëhet fjalë për Artan Tafanin. Pra, një rrëfim i tij, pati mundësinë që të bënte pas një operacioni rreth 12 orë, 11 arrestime në kuadër të një operacioni të drejtuar nga policia dhe struktura të posaçme”, tha ndër të tjera eksperti i kriminalistikës./abcnews.al