Laert Haxhiu, nga Greqia në burgun 313/ Gazetarja: Tentativa e parë do të jetë ta kthejnë në bashkëpunëtor të drejtësisë

schedule18:27 - 3 Korrik, 2024

schedule 18:27 - 3 Korrik, 2024

Laert Haxhiu u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia. Gazetarja Etleva Delia në një intervistë në “Special Report” në ABC News, foli për profilin e Laert Haxhiut.

Gjatë kësaj interviste Delia tha se beson që tentativa e parë e e prokurorisë është që ta binte Laert Haxhiun që të kthehet në të penduar dhe të bashkëpunojë me drejtësië, dhe kjo mbetet për t’u parë nëse do të arrihet apo jo.

“U tentua në të gjitha format që të pengohej ekstradimi i tij që të mos përballej me autoritetet shqiptare. Rasti i Laert Haxhiut duhet të konsiderohet sukses. Është një person me profil të lartë kriminal. Besoj që tentativa e parë e prokurorisë është që ta binte Laert Haxhiut që të kthehet në të penduar dhe të bashkëpunojë nuk e dimë nëse do ta arrijë. Ka disa ngjarje ku Laert Haxhiu është ndihmuar për të mos u arrestuar. Gjatë kohës kur ishte në kërkim, lëvizte i lirë në Lushnje dhe në dy momentet kur policia referoi punën për ta arrestuar ai arrit të ia dalë. Ai ishte një njeri që ishte brumosur me hakmarrje, me vrasje, në kohën kur në Lushnje ndodhnin përplasje mes bandave. Vrasjen e parë ai e ka kryer kur ishte 18 vjeç”, tha ajo.

Gjithashtu Delia shtoi se personazhe si Laert Haxhi janë të vështirë për t’u bindur për të bashkëpunuar me drejtësinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!