Laert Haxhiu ankimon dënimin/ “Masakra e Lushnjes”, autori: Më hiqni burgun e përjetshëm

schedule11:28 - 5 Nëntor, 2024

schedule 11:28 - 5 Nëntor, 2024

Në Apelin e Posaçëm është mbajtuar seanca për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32 vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e dy të tjerëve.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme në prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitit 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Avokati i Laert Haxhiut kërkoi riçelje të procesit gjyqësor, por kërkesa u refuzua nga gjykata. Në seancë ishte ishte i pranishëm edhe Laert Haxhiu që pretendoi se po dënohej pa asnjë provë.

Sipas gazetarit Ermal Vija, Haxhiu kërkoi që t’i hiqnin burgimin e përjetshëm. Sakaq, kërkoi edhe largimin e prokurores Doloreza Musabelli që bashkë me Altin Dumanin kanë kryer hetimet ndaj Haxhiut dhe personave të tjerë të dyshuar.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më datën 13 nëntor./abcnews.al