Lady Gaga nuk pritej të dilte në skenë në Oscar 2023 për të performuar këngën “Hold My Hand”. Gaga, në nominimin e saj të katërt për Oscar për këngën “Hold My Hand” nga filmi “Top Gun: Maverick”, kishte vendosur të mos e performonte këngën live.
Por këngëtarja ka bërë një surprizë mbrëmjen e së dielës, kur më në fund doli në skenë.
Ajo u shfaq fillimisht në tapetin e ceremonisë me grim të rënduar, buzëkuq të kuq të ndezur dhe një fustan të zi mahnitës të tejdukshëm.
Por në skenë, grimi i rëndë ishte zhdukur dhe ajo vendosi të vishte një bluzë të zezë dhe xhinse të grisura. Ishte padyshim një pamje më natyrale. Ndoshta askush nuk e njohu atë.
“You might find that you can be your own hero, even if you feel broken inside.” Lady Gaga introduces her performance of “Hold My Hand” at the #Oscars. https://t.co/ndiKiHeOT5 pic.twitter.com/n04D232RP0
— Variety (@Variety) March 13, 2023
“Është thellësisht personale për mua”, tha Lady Gaga përpara se të performonte këngën . “Ne kemi nevojë për dashuri për të ecur përpara në këtë jetë dhe të gjithë kemi nevojë për një hero ndonjëherë. Ka heronj kudo rreth nesh, por mund të kuptosh se mund të jesh heroi i vetes, edhe nëse ndihesh i thyer brenda”./abcnews.al