Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lady Gaga shkruan libër frymëzuar nga beteja e saj me shëndetin mendor

schedule14:23 - 17 Shtator, 2020

schedule 14:23 - 17 Shtator, 2020

Lady Gaga pritet të publikojë një libër që përfshin histori frymëzuese nga të rinj në të gjithë botën, si dhe shënime personale nga jeta e saj. Libri me titull “Channel Kindness” përmban 51 histori, për krijimin e të cilit artistja është frymëzuar nga lufta e saj me problemet e shëndetit mendor në fëmijëri.

Autorja e hitit “Rain On Me” ka punuar së bashku me nënën e saj, Cynthia Germanotta. Për revistën People, duke folur për këtë projekt, Lady Gaga theksoi se nuk dinte si të ecte përpara për veten e saj dhe se shpreson që t’ju vijë në ndihmë të tjerëve dhe të gjejnë dritë me librin e saj.

“Kur isha më e re kisha probleme mendore, nëna ime nuk dinte si të komunikonte me mua për këtë. Ne kemi gjetur një mënyrë për të kanalizuar mirësinë në jetën tonë në një formë që shëron gjithashtu marrëdhëniet tona.”, tha Gaga. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!