Lady Gaga është një ikonë muzikore e njohur për stilin e saj të veçantë, dhe këtë e ka treguar sërish. Këngëtarja e hitit “Shallow” u fotografua në Romë të mërkurën me një look krejtësisht të ri, e cila është bërë sërish brune. Këngëtarja mbante veshur një fustan leopardi, me një dekolte të lartë dhe me një mëngë.
Sipas mediave të huaja, Gaga është rikthyer në Itali për të filluar xhirimet e filmit Gucci në Mars. Ajo shfaqet e veshur si ish gruaja e Maurizio Gucci, Patrizia Reggiani, karakter të cilin do të interpretojë në film. Roli i saj i fundit ishte në “A Star is Born” në 2018, për të cilin ajo u bë gjithashtu zeshkane. /abcnews.al