Lady Gaga flet për lidhjen me Bradley Cooper: Ishim të zotë ua hodhëm

schedule15:39 - 7 Janar, 2020

schedule 15:39 - 7 Janar, 2020

Këngëtarja Lady Gaga ishte e ftuara e parë e vitit 2020 e moderatores së njohur amerikane Oprah Winfrey, nga ku rrëfeu shumë lidhur me flirtimin e shumëpërfolur mes saj dhe aktorit Bradley Cooper.

Aktori tërheqës i Hollywood drejtoi Lady Gagën në filmin e tij të parë si regjisor, ‘A star is born’, dhe në turneun e prezantimit, ata ngjallën shumë dyshime, lidhur me një lidhje të mundshme mes tyre, për shkak të afrimitetit të treguar.

“U treguam vërtetë të zotët, ua hodhëm të gjithëve”, tha Gaga, duke përgënjeshtruar lidhjen.

Ndërkohë Oprah shtoi nga ana e saj:

“Po, keni bërë një punë të shkëlqyer. Sipas meje bota nuk do të kishte folur për lidhjen tuaj të mundshme dhe filmi nuk do të kishte pasur kaq sukses”.

Lady Gaga, foli më tej edhe për problemet shëndetësore, duke treguar se vuan nga fibromialgia, e cila i shkakton dhimbje shumë të forta nga koka deri tek këmbët.

“Zbulova në sajë të shumë mjekëve se mund të kurohet me terapi të shëndetit mendor. Sëmundja u shfaq pas përdhunimit që pësova kur isha 19 vjeçe, pasi i injorova pasojat dhe e pagova gjithçka me këtë sëmundje”, tha këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!