Eshte i shtrenjte ne tarifa, por I kursyer ne kohe. Dy javë nga dalja e tij e fundit në fushatë, Kris Lacivita.
Para kandidatëve të PD. Jo ne Tirane, ne Amerike. Dhe vetem 7 minuta.
Keshilltari magjistar i koalicionit madheshtor thote se në SHBA, po flitet me ne fund per Sali Berishen. Por atyre qe presin qe nga e premtja e deri ne 6 maj te ndodhe mrekullia, u dha mesazhin se duhet te presin edhe ca.
“Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën.”
Mesazhi i Lacivites, i cili ka qene gjithmone me i sinqerte se Berisha kur vjen puna per raportet e doktorit me Uashingtonin, eshte edhe kesaj radhe i qarte. Mrekullia me pare duhet te ndodhe ne Shqiperi. Sali Berisha ka nje rruge te shpejte te heqe non gratan: I duhet te fitoje zgjedhjet ne Shqiperi.
Ndaj më shume se te humbin kohe me enderra te bukura me gjelle pasanikesh përtej oqeanit, La Civita u kërkoi kandidatëve, të përqëndrohen tek fushata.
Gafat dhe ngatërresat e doktorit, apo dhe syzet Ray Ban, e kanë kthyer Sali berishen nga nje Trump shqiptar, në nje Biden memesh te tiranes. Ndaj dhe kryemagjistari, u kërkoi demokratëve, te permbysin narrativen.
“Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve.“
Problem duken për kryemagjistarin edhe sondazhet. La Civita u përpoq të bindë demokratët, të mbyllin sytë para tyre, por të përveshin krahët, e të punojnë për të bindur të pavendosurit.
“Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar. Votuesit e pavendosur do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme.”
Kris lacivita e ka evidentuar sakte: ne Shqiperi ka nje numer te konsiderueshem votuesish te pavendosur. Ata duan te votojne kunder qeverise. Problemi eshte se ata po ashtu jane te vendosur se alternative e rames, nuk mund te jete Sali berisha, i cili me Biden ka te njejta syzet, moshen por edhe gafat e kendshme publike. Por keshilltari amerikan eshte korrekt me detyren dhe me kontraten e tij. Te tjerat, i vendosin shqiptaret ne 11 maj./abcnews.al

