Përpara militantëve në Milano, Sali Berisha u shfaq entuziast për bashkëpunimin me LaCivita, pasi kryefushatisti i marrë me qera do e ndihmojë atë për të zbatuar projektin për Shqipërinë Madhështore.
Edhe pse për ta arritur këtë, kryedemokrati duhet të fitojë zgjedhjet, në të cilat po hyn me lista të pastruara nga të pabindurit dhe me aleatin e tij, Ilir Meta ne qeli.
“LaCivita e ka deklaruar qartë: ai ka ardhur për të mbështetur projektin tonë për Shqipërinë Madhështore! Programi ynë është gati dhe do të nisë me një paketë emergjence që do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme brenda tre muajve. Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria nuk mund të jetë kurrë madhështore pa ‘Made in Albania’. Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’. ka thënë Berisha.
Edhe pse teza që LaCivita do e ndihmoje ne heqjen e non gratës ka rënë, Berisha ende nuk e ka treguar shifrën sesa e ka paguar kryfushatistin e Trump, të cilin e prezanton jo vetëm si njeriun që ka ringritur opozitën por edhe si personin që po rrit mbështetjen ndërkombëtare për Sali Berishën. Ndërsa nuk i del inati as me Antony Blinken, i cili e shpalli nongrata për korrupsion dhe minim të demokracisë.
“Antony Blinken, njeriu që nën diktatin e Xhorxh Sorosit mori përsipër të shkatërrojë opozitën për hir të Edi Ramës. T’iu thosha shqiptarëve se, Antony Blinken do të shpallet non grata në vendin e tij, kush do ta besonte? Sot, siç e dini, nuk i lejohet të futet në asnjë ndërtesë federale të SHBA-ve”, tha kreu i PD.