Analisti Skënder Minxhozi komentoi pjesëmarrjen e lobistit amerikan LaCivita në garën elektorale të 11 majit. Sipas Minxhozit, me ardhjen e amerikanit shefi nuk ishte më Berisha, por vetë LaCivita.
Minxhozi e etiketoi LaCivitan si një konsulent i paguar me disa klishe dhe pa një strategji për zgjedhjet apo PD.
“Në mandatin e fundit të Biden, Berisha kuptoi që influenca e Ramës u rrit. Berisha ka filluar të jetojë në distancë me idenë e Trump. Një kontratë për të fituar zgjedhjet dhe një tjetër për të rregulluar imazhin. Kontrata me LaCivitën kuptohet sa koperturë është kur ai i provokuar nga gazetarët Australian hedh disa batuta jo shumë të këndshme për ne. Prezenca në zgjedhjet tona ka qenë 10 fish e pompuar aq sa u bë bishti më i rëndë se sqepari. Shefi nuk ishte më Berisha, ishte LaCivita. Ai nuk kishte një strategji për zgjedhjet ose PD, ishte konsulent i paguar me disa klishe.
Berisha e përdori LaCivitën, kontratën e madhe me shefin e stafit të Rubios ajo ishte e madhja se 6 milionë.”