Lacio bindet nga Sarri, rinovohet kontrata edhe për 2 vite të tjera

schedule20:22 - 4 Nëntor, 2021

schedule 20:22 - 4 Nëntor, 2021

Mauricion Sarri u bë pjesë e Lacios verën e kaluar ku nënshkroi një kontratë 2-vjeçare. Trajneri Sarri në drejtimin e Lacion nuk ka marrë rezultatet më të mira, por kjo nuk e a penguar teknikun italian të vazhdojë pjese e “shqiponjave”.

Puna e trajnerit 62-vjeçar, pëlqehet shumë nga Presidenti i klubit Lotito dhe nga drejtori sportiv Igli Tare, të cilët kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin e kontratës edhe për 2 vite të tjera.

Në këtë mënyrë tekniku italian do vazhdojë të jetë pjesë e Lacios deri ne fund të qershorit të 2025, ku së shpejti pritet të firmosë edhe kontratën e re. /f.a/abcnews.al