Laçi-Vllaznia përplasin “brirët”, formacionet zyrtare

schedule13:14 - 6 Shkurt, 2022

schedule 13:14 - 6 Shkurt, 2022

Laçi do të presë në shtëpinë e vet skuadrën e Vllaznisë për të luajtur mes tyre ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit shqiptarë.

Një sfidë e luftuar mes dy skuadrave ku edhe diferenca mes tyre në tabelën e klasifikimit është vetëm 4 pikë.

Kurbinasit e Mirel Josës do kërkojnë të jenë në ndjekje të Tiranës dhe ndaj shkodranëve hyjnë për 3 pikët.

Nga krahu tjetër shkodranët e Thomas Brdaric tentojnë të mos dalin pa pikë nga një transfertë e vështirë si ajo e Laçit.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Ziko, Qato, Ujka, Deliu, Akinyemi, Guindo,  Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Krymi, Da Silva, Mustedanagic, Latifi, Djurdjevic. Trajner: Thomas Brdaric. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!