Laçi shton radhët edhe në mbrojtje, konfirmon afrimin e një 18-vjeçari

schedule23:20 - 31 Janar, 2020

schedule 23:20 - 31 Janar, 2020

Lëvizje të shumta te Laçi sot. David Domgjoni është transferuar në Turqi te Menemenspor, ndërkohë që ka pasur tre afrime. Nga Lokomotiva Zagreb është marrë Albion Marku, sulmuesi i djathtë i rritur si lojtar te Shkëndija e Tiranës.

Disa orë më parë nënshkroi edhe sulmuesi amerikan, Dembakwi Yomba, ndërkohë që ka edhe një tjetër afrim zyrtar. Ai është mbrojtësi Endrit Marku, i cili luan në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes.

18-vjeçari stërvitjet me kurbinasit prej disa kohësh dhe në ditën e fundit të merkatos është konfirmuar pjesë bardhezinjve. I riu do të mundohet të tregojë vlerat e tij dhe do të jetë një opsion për trajnerin Armando Cungu në vazhdim. / abcnews.al

 

https://www.instagram.com/p/B7__PrxgzVf/?igshid=tf15k0tbckvf

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!