Laçi ka zhvilluar një takim miqësor ditën e sotme, duke u rikthyer në fushë pas humbjes 1-2 ndaj Hapoel Beer Sheva në raundin e dytë të Europa League.
Bardhezinjtë e Cungut u ndeshën me Burrelin në Pezë Helmes. Një gol prodhoi kjo sfidë dhe atë e shënoi Donald Rapo me penallti.
29-vjeçari korçar nuk gaboi nga pika e penalltisë dhe i dha fitoren kurbinasve përballë skuadrës së Kategorisë së Parë. /abcnews.al
Miqësore, Pezë Helmes
Laçi-Burreli 1-0
(Rapo (pen) 80′)