Kastrioti ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Skënderbeut në “finalen” e mbijetesës. Në takimin e luajtur në Kamëz, krutanët arritën të triumfonin me rezultatin 1-0, ku i janë falur një autogoli të shënuar nga Dumfrous, në minutën e 26-të.
Skuadra e Kastriotit ishte më këmbëngulëse në këtë takim për të shënuar edhe golin e dytë por pa mundur të gjenin për herë të dytë rrugën e rrjetës, duke siguruar kështu 3 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë.
Me këtë fitore Kastrioti arrin në kuotën e 21 pikëve i pozicionuar ne vendin e 8-të, ndërsa Skënderbeu ngelet në kuotën e 17 pikëve në vendin e fundit.
Në sfidën tjetër që u zhvillua në Laç, kurbinasit nuk kanë mundur të marrin fitoren përballë Egnatias së Zekirija Ramadanit, ndërsa janë ndalur në barazim pa gola. Bardhezinjtë e Mirel Josës nuk kanë mundur të bëjnë autokritikën pas humbës me Tiranën, ndërsa me barazimin e ditës së sotme e shikojnë vendin e parë me 8 pikë larg.
Ndërkohë nga ana tjetër rrogozhinasit morën një pikë që mund t’iu vlejë shumë në fund të kampionatit në një nga transfertat e vështira të Abissnet Superiores. Aktualisht Egnatia ka arritur të grumbullojë 23 pikë, në vendin e 7-të. /f.a/abcnews.al