Laçi merr pikë në fund në fushën e Kastriotit

schedule21:25 - 23 Shtator, 2018

schedule 21:25 - 23 Shtator, 2018

Përfundon në barazim ndeshja mes Kastriotit e Laçit në stadiumin e Fushë Krujës. Skuadra vendase arriti të kalonte e para në avantazh, në minutën e ‘79-të me anë të brazilianit Zhunior, por kurbinasit gjetën barazimin pikërisht një minutë para fundit, kur shënoi Fangaj.

Një rezultat i rëndësishëm i ekipit të drejtuar nga trajneri Mergjyshi, i cili nuk ka provuar ende shijen e humbjes në këtë sezon të Superligës. Laçi ka një fitore dhe katër barazime, duke qenë pranë vendeve të kreut, jo larg Skënderbeut, Partizanit apo Kukësit.

Kastrioti, ndërkaq, humbi një mundësi, për t’iu larguar fundit, duke qenë një nga ekipet kandidatë për të zbritur nga kategoria. Pas fitores në javën e parë në fushën e Luftëtarit, krutanët kanë pasur rënie në lojë dhe në rezultate, duke qenë në kuotën e 4 pikëve, në vend të parafundit./abcnews.al