Laçi ka arritur marrëveshjen me ish-portierin e Tërbunit. Bëhet fjalë për Klajdi Kuka, i cili pritet të vishet bardhezi.
Paraqitjet e treguara me Tërbunin në Kategorinë e Parë kanë bërë që të fitojë një mundësi të kurbinasit .
Klajdi Kuka ka një karrierë të pasur, kryesisht në Kategorinë e Parë, ku ka veshur fanellën e skuadrave si Tomori, Kastrioti, Vora, Turbina, Dinamo, Besa e Tërbuni, teksa pikërisht pjesë e pukjanëve ishte edhe në sezonin që lamë pas.
32-vjeçari pritet të zyrtarizohet së shpejti te Laçi, teksa në këtë mënyrë kurbinasit fitojnë eksperiencë në portë për sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al