Laçi ekipi me i suksesshëm në post-pandemi, Selmani tregon sekretin

schedule22:46 - 30 Korrik, 2020

schedule 22:46 - 30 Korrik, 2020

Adolf Selmani është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Superiore. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar i Laçit, një ndër të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News, ka zhvilluar ndeshje pozitive.

Shtatlarti uron Tiranën për titullin kampion dhe tregon sekretin e bardhezinjve të Cungut, të cilët janë skuadra me më shumë pikë dhe gola të shënuar në futbollin post-pandemi.

Po, Tirana e meritoi titullin. Bëri një kampionat të mirë dhe e meritoi. U munduam të bënim maksimumin deri në fund, por nuk ia arritëm të renditeshim në vend të dytë”, deklaron Selmani.

“Laçi, me 23 pikë, është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë pas rihapjes së futbollit, madje edhe sulmi më i mirë. Si shpjegohet?”, pyet Anton Cicani, gazetari i njohur sportiv, pjesë e ekipit të “Pressing”.

“Nga serioziteti i klubit, presidencës, stafit teknik. Nuk kemi pushuar fare, kemi bërë si stërvitje individuale por edhe me programin e profesorit. Treguam shumë vullnet dhe ia dolëm të dilnim në Europa League“, deklaron mbrojtësi i ekipit kurbinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!