Laçi aktiv në merkato, afron edhe Dorian Kërçikun për mbrojtjen

schedule13:58 - 19 Gusht, 2020

schedule 13:58 - 19 Gusht, 2020

Dorian Kërçiku është larguar nga Partizani dhe mbetet në Kategorinë Superiore. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka zgjedhur klubin e Laçit, që ishte në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Edhe në të shkuarën bardhezinjtë kanë tentuar ta bëjnë tyrin anësorin e djathtë, por këtë verë janë përputhur kushtet që kjo lëvizje të bëhet realitet.

Kërçiku ka provuar të luajë edhe me Skënderbeun e Teutën, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar me fanellën e Tiranës.

Laçi ditën e sotme ka konfirmuar edhe afrimin e Mentor Mazrekajt, kurse më parë kishin firmosur edhe Alen Sherri, Renato Malota dhe Klejdi Rapo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!