Sic flitej javë më parë, Ousmane Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tioj me Barcelonën dhe ai tanimë ka vendosur t’i bashkohet sheikëve të Neëcastle.
Kjo ka detyruar klubin katalanas të kërkojë alternativa të reja, pasi situata në sulm bëhet edhe më e “zbehtë” me largimin e francezit.
Sipa Todofichajes, Alexandre Lacazette ka një marrëveshje verbale me Barçën. Kontaktet me francezin kanë filluar prej muajsh dhe refuzimi i Dembele për të mos rinovuar i ka përshpejtuar ato.
Transferimi i yllit të Arsenal do të përshtatej me nevojat ekonomike të Barcelonës, pasi francezi do të mbërrinte në Camp Nou me kosto zero. /abcnews.al