Laboratori, SPAK hetim prej disa muajsh/ Prokuroria i mbajti nën vëzhgim, shqiptarët “koka” e grupit

schedule15:02 - 17 Nëntor, 2024

schedule 15:02 - 17 Nëntor, 2024

Anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan për prodhimin dhe trafikimin e kokainës janë mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë që kanë dokumentuar aktivitetin e tyre kriminal.

Mësohet se hetuesit e SPAK kanë urdhëruar edhe vendosjen në përgjim të disa prej personave të përfshirë ku më pas është evidentuar edhe roli i tyre, nga organizatortër, financuesit deri tek shpërndarësit si dhe 3 amerikano latinët që duhet të nxirrnin lëndën narkotike nga lukura e gabëtive.

Ditën ne hënë në orën 9 e 30 minuta, 10 personat e arrestuar do të njihen me masat e sigurisë në gjykatën e posaçme. Mësohet se 4 nga të arrestuarit konsiderohen si finacues dhe organizatorë mes të cilëve, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Geis Fejsullai, dhe Artion Çaushllari. Ndërsa 3 shtetasit amerikano-latinë kishin nisur punën për nxjerrjen e kokainës në laboratorët e improvizuar në qerrëkë të fushë krujës dhe në zonën e kodrës së diellit në Tiranë.

Lënda narkotike, sipas SPAK, është importuar nga Amerika Latine, në muajit shtator dhe nëntor të këtij viti. Nga aksioni i policisë, janë sekuestruar 48 ton material i papërpunuar.

Grupi kriminal e fshihte lëndën narkotike në lëkurë gjedhi në mënyrë që të mos zbulohej nga policia. Gjatë kontrolleve në disa godina të këtij grupi kriminal janë kapur 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 6.1 kilogram kokainë, shuma të ndryshme parash, rreth 37 mijë euro si dhe 57 milion pesos kolumbiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!