Laboratori i kokainës në Fier, zbardhen emrat e 10 të arrestuarve shqiptarë

schedule11:57 - 25 Nëntor, 2022

schedule 11:57 - 25 Nëntor, 2022

Abc mëson emrat e 10 shqiptarëve të arrestuar, të cilët akuzohen për përfshirjen e tyre në laboratorin e drogës me kokainë, i cili u gjet mbrëmë në kuadër të megaoperacionit ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, emrat  e tyre nuk janë bërë ende publik.

Më herët dolën në konferencë të përbashkët kreu i SPAK Arben Kraja dhe prokurori i çështjes.

Ata bën me dije se porosia për ngarkesën ishte bërë që në maj të këtij viti dhe prej aty ka filluar mbikëqyrja nga autoritetet. Plehu kimik dhe kokaina u gjetën dje në shtëpinë e ish kryetarit të komunës Frakull në Fier, Viktor Çervenakut.

Në banesën e Viktor Çervenakut u gjetën 600 thashë me pleh kimikë, brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë.

Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

Për pasojë janë sekuestruar 24 ton pleh artificial brenda të cilit dyshohet se ka 430 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila mendohet të ketë vlerë e 40 milionë eurove, 15.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!