Laboratori i kokainës në Fier, lihen në burg 10 të arrestuarit

schedule11:45 - 26 Nëntor, 2022

schedule 11:45 - 26 Nëntor, 2022

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 10 të arrestuarit pas zbulimit të laboratorit të drogës në Frakull.

Laboratori u zbulua dy ditë në parë, më 24 nëntor gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.

Rreth 430 kg kokainë ishte fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë.

Thasët u gjetën në banesën e ish-kryetarit të komunës të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku i cili jeton në Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 10 shqiptarë.

Nga pranga ka rënë Klajdi Kodra, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, te “Komuna e Parisit” një vit më parë. Policia arrestoi më herët vëllanë e tij, gjithashtu i përfshirë në plagosje.

Po ashtu janë arrestuar edhe Bledar Matoshi dhe Denilson Çervanaku, djali i ish-kryekomunarit të Frakullës së Madhe, Viktor Çervanaku.

Të arrestuarit nga operacioni i SPAK: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Lexo edhe: Dalin pamjet me dron, dhjetëra forca police rrethojnë laboratorin e drogës në Fier, si u gjet 430 kg “miell” mes thasëve me pleh

Po ashtu kanë rënë në pranga edhe dy shtetas kolumbianë, të cilët merreshin me përpunimin e kokainës. Një tjetër është shpallur në kërkim.

përveç kokainës, u sekuestruan edhe  5.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Itinerari i drogës:

Ngarkesa e drogës ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”.

Në kontejner ndodheshin 20 paleta.

Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.

Është kryer skaner dhe skaneri nuk ka zbuluar ngarkesën.

Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.

Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike.

Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!