“Laboratori” i drogës në Tiranë/ Zbardhen emrat e 7 të arrestuarve, AMP nis hetim nëse ka pasur efektivë të implikuar

schedule10:18 - 11 Tetor, 2024

schedule 10:18 - 11 Tetor, 2024

Zbardhen emrat e shtatë personave të arrestuar pas zbulimit të një magazine të përshtatur për kultivimin e drogës në zonën e Selitës në Tiranë. Në pranga kanë rënë 4 personat, të cilët në bashkëpunim me një tjetër të shpallur në kërkim, kishin kthyer këtë magazinë në një “laborator” droge.

Ata akuzohen për kultivim bimësh narkotike dhe vjedhje të energjisë ose impulseve telefonike ndërsa tre punonjësit e OSHEE-së të arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas gazetarit Ervin Leka, ka dyshime se aktiviteti kriminal në këtë ambient ushtrohej prej të paktën 4-6 muaj për shkak se bimët narkotike të gjetura ishin në fazë të rritur dhe disa ishin kultivuar.

Të arrestuarit janë:

– Erlind Tresa, 28 vjeç
– Reshit Tresa, 57 vjeç
– Asqeri Likaj, 59 vjeç
– Elvis Lala, 26 vjeç

3 punonjësit e OSHEE e arrestuar

– Ervis Pashollari, 40 vjeç
– Elton Cenaliu, 47 vjeç
– Gëzim Gjonpali, 59 vjeç

Në kërkim është shpallur:

– Sajmir Karaj, 46 vjeç

Gazetari raportoi gjithashtu se ka nisur një hetim edhe nga AMP për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim nga efektivë të policisë për shkak se nuk ka pasur asnjë sinjalizim për aktivitetin në fjalë.

“AMP po vijon hetimet me policinë për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunim nga policia pasi nuk ka pasur asnjë lloj sinjalizimi deri dy ditë më parë. Por as nga punonjësit e OSHEE dhe policisë që janë për mbikëqyrjen e zonës. Për këtë arsye, AMP po heton lidhur me kultivimin e kanabisit.”, raportoi gazetari./abcnews.al