Laboratori i drogës në Fier, mes të arrestuarve vajza e ish-anëtarit të bandës së Shullazit

schedule15:10 - 25 Nëntor, 2022

schedule 15:10 - 25 Nëntor, 2022

Mes të arrestuarve për laboratorin e drogës të zbuluar në Fier ishte edhe Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilson Çervanakut, djali i ish-kryekomunarit të Frakullës së Madhe, Viktor Çervanaku.

Lexo edhe: Laboratori i kokainës në Fier, zbardhen emrat e 10 të arrestuarve shqiptarë

Burime bëjnë me dije se Enxhi Ferhati është vajza e Genc Ferhatit, i cili është është i dënuar vrasjen e Denis Ginës dhe Median Shehut, në vitin 1999 në Tiranë dhe për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Ferhati është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri në vitet 1997-2000, ndërsa dy vite më parë Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi atij formularin e vetëdeklarimit. Ferhati njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Lexo edhe: EMRAT/ OFL u dërgon formularin 4 ”të fortëve”, mes tyre dy anëtarë të grupit Shullazi

Kujtojmë që në Frakull të Madhe të Fierit u zbulua një laborator droge dhe u sekuestrua 430 kg kokainë e fshehur mes plehut kimik.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 10 shqiptarë e dy kolumbianë që shërbenin si ekspertë në laboratorin e drogës.

Në pranga ra ish-kryekomunari i Frakullës, djali e vëllai i tij, në emër të të cilit ishte porositur plehu kimik.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!