Laboratori i drogës në Fier, dy kolumbianë ekspertë të përpunimit të lëndës narkotike

schedule18:47 - 24 Nëntor, 2022

schedule 18:47 - 24 Nëntor, 2022

Foto ilustruese

Detaje të reja janë bërë me dije nga laboratori  i drogës që u zbulua në Fier pas një operacioni të DEA-s amerikane, PSK dhe policisë malazeze.

Burime bëjnë me dije se dy kolumbianë kanë qenë ekspertët e përpunimit të drogës në laboratorin e Fierit.

Nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokaine. Mësohet se sasia në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej 3 muajsh.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Frakull të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!