Laborator kokaine në Frakull, gazetarët: Sa kilogram “pluhur” do nxirrej nga plehu, detajet e pa thëna

schedule13:38 - 29 Nëntor, 2022

schedule 13:38 - 29 Nëntor, 2022

Gazetarët investigativë Xhevahir Zhabina dhe Ermal Vija kanë komentuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri operacionin më të fundit të policisë shqiptare ku është zbuluar një laborator kokaine në Frakull të Fierit ku nga 24 ton pleh kimik do tw prodhohej 430 kg kokainë. Të pranishmit në studio kanë theksuar që operacioni është bazuar në indicie të jashtme, kryesisht DEA amerikane si dhe autoritetet malazeze.

Sipas gazetarit investigativ në ABC Ermal Vija ‘kokaina vinte nëpërmjet plehut organik nga Kolumbia, tregu më i madh që trafikojnë shqiptarët. Nuk ishte e destinuar për tregun shqiptar. Kokaina është një drogë elitare. Destinacioni kanë qenë vendet e BE’.

Plehu kimik është transportuar në Fier me anë të Malit të Zi dhe pasi të ndahej në laboratorin në Frakull ishte destinuar sërish për në Malin e Zi dhe ndoshta tregun europian.

Nga grupi kriminal janë arrestuar 10 persona, ku disa ditë më parë kishte hyrë dhe një shtetas kolumbian, i vetmi person i shpallur në kërkim, dhe i cili ishte personi që do të bënte ndarjen e plehut kimik nga kokainë.

Ka qenë një informacion i përcjellë nga autoritetet e huaja.

Për gazetarin investigativ Xhevahir Zhabina ‘në laboratin e ngritur në Frakull të Fierit do të bëhej ndarja. Shitja do të kalonte përmes Shqipërisë, dhe do të nisej drejt Mali të Zi. Edhe transporti është bërë nëpërmjet Malit të Zi. Kolumbiani në mënyrë të cuditshme nuk është arrestuar. Nuk rezulton të ketë hyrë përmes sistemit TIMS’, tha Zhabina.

Sipas gazetarin Xhevahir Zhabina ambienti ku është magazinuar plehu kimik është mbajtur nën vëzhgim dhe me përgjime ambientale të policisë. Më 24 nëntor është zhvilluar operacioni dhe janë sekuestruar 24 ton pleh kimik ku dyshohej se do të prodhohej 430 kg kokainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!