“La Stampa”: KE po planifikon vijimin e vaksinimit vetëm me “Pfizer” dhe “Moderna”

schedule12:19 - 14 Prill, 2021

schedule 12:19 - 14 Prill, 2021

Vaksina Johhnson&Johnson mund të ketë të njëjtin fat si AstraZeneca.

Shumë vende kanë filluar pezullimin e saj për shkak të raporteve se J&J  ka shkaktuar mpiksje gjaku te disa pacientë në Shtetet e Bashkuara. Sipas “La Stampa”, autoritetet shëndetësore italiane synojnë të vazhdojnë vaksinimin me J&J vetëm për shtetasit mbi 60 vjeç.

Gjithashtu, komisioni, në konsultim me qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, synon që nga viti 2022 – dhe pas përfundimit të kontratave me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – të vazhdojë vaksinimin e popullsisë vetëm me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Sipas të dhënave deri më sot, të dy vaksinat  kanë treguar se janë efektive dhe të sigurta, krahasuar me dy vaksinat e tjera dhe Sputnik V, e cila nuk ka marrë ende dritën  jeshile për përdorim në BE, por edhe ReiThera italiane e cila është ende në procesin e zhvillimit dhe kontrollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!