La Shqipërinë në kulmin e karrierës, vlen jeta si emigrante? Aktorja mes dyzimeve

schedule18:30 - 20 Prill, 2022

schedule 18:30 - 20 Prill, 2022

Oriana Cama ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermalin Peçin ku foli për jetën e saj në Itali por edhe për ndjesinë e mallit që ka për Shqipërinë. Aktorja është larguar drejt vendit fqinj 5 vite më parë dhe i është dedikuar tërësisht rritjes së djalit së bashku me bashkëshortin Julian Baxho. Ndonëse ndihet e plotësuar edhe e lumtur, nuk ngurroi të ndante edhe vështirësitë e asaj që quajti “emigrim social”.

Sipas Orianës, ajo shpjegoi se arsyet e emigrimit ishin jo vetëm për të plotësuar një dëshirë të vjetër por edhe për të mbushur boshllëqet e jetës në Shqipëri. Por pas 5 viteve jetë në Bolonja, Oriana shprehu se nuk ndihet e vlerësuar dhe i mungon statusi social dhe profesional që mbante në Shqipëri, ndërkohë që në Itali e ndjek “damka e emigrantes”.

“Kudo që të shkosh duhet ta fillosh nga zero. Është shumë e vështirë sidomos kur ikën rreth të 30-tave e realizuar profesionalisht, ekonomikisht. Unë mendoj që ne jemi një brez fatkeq, i ‘djegur’ sepse si unë shumë miq të mitë të realizuar e kanë lënë Shqipërinë në emigrim social. Shumë mundësi të munguar në të kaluarën mendojmë se do i gjejmë në një vend tjetër, por prapë ndjejnë mallin e vendit të tyre.

Vjen që 6 mujorin e parë faza e palumturisë. 6 muaj të shijojnë se je ende duke zbuluar, dhe pas tyre fillojnë ato tronditjet dhe balancat e para. Është totalisht e natyrshme ta humbësh ekuilibrin sepse papritur ti nuk je më ti. Ti je një emigrant si miliona në botë, që pavarësisht statusit intelektual dhe backgroundit, kalon në të njëjtin rrugëtim si çdo emigrant tjetër.”

Në intervistë ajo u ndal edhe mbi karrierën e saj të gjatë në skenat e teatrove shqiptar, duke shprehur se i mungon puna e saj. Ajo foli edhe mbi videot ku imitonte personazhet e shtëpisë së “Big Brother”, duke shprehur se nuk e priste shpërthimin në popullaritet por me to synonte të përcillte mesazhe. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!