La SHBA-në për karrierën, rrëfehet reperja shqiptare: Nuk është e lehtë, por familja është krenare për mua

schedule18:59 - 28 Nëntor, 2021

schedule 18:59 - 28 Nëntor, 2021

Melinda Ademi është një ndër reperet më të suksesshme shqiptare megjithëse fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta. Kjo dhe për faktin se ajo u rikthye nga Amerika, duke qëndruar larg familjes për t’ju përkushtuar karrierës së saj.

Gjatë një interviste për Prive që ka dhënë së fundmi, artistja nga Kosova tha se vendimi për t’u rikthyer në vendlindje ka qenë një hap shumë i madh por siç tha ajo, ia ka vlejtur pasi ka arritur të bëjë realitet ëndrrën që ka pasur.

Nuk është e lehtë për mua, nuk është e lehtë hiç aspak për mua për me qenë larg familjes time se kam qenë shumë e lidhur me ta, por ata nuk kanë mundur të jenë me mua se kanë punë, kam dy motra dhe një vëlla edhe ata kanë nevojë për shkollë. Janë shumë krenarë për mua, jemi në kontakt gjithë kohës.”, tha ajo.

Më tej, ajo foli dhe për nënën e saj të ndjerë: “Nëna ime ka pasur dëshirë t’i dëgjojë shumë këngët e mia, ka qenë shumë fanse më ka përkrahur shumë edhe se di, familjen time e dua shumë. Nuk është lehtë me qenë larg, por kur do diçka nganjëherë ia vlen”. /abcnews.al