La pa energji elektrike banorët e një fshati, procedohet 66-vjeçari në Vaun e Dejës

schedule10:57 - 18 Mars, 2024

schedule 10:57 - 18 Mars, 2024

Nis procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar në Vaun e Dejës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 66-vjeçari ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht pa shërbim banorët e fshatin Shelqet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al